Australi, kërkim falje publike për fëmijët viktima të abuzimit seksual

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull deklaroi sot se nga fundi i vitit do të kërkojë falje publike për fëmijët që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë disa dekadave të fundit.

Turnbull në Parlament tha se në fund të vitit në emër të Australisë do t’u kërkojë falje fëmijëve që në vitet e 90-ta kanë qenë viktima të abuzimit seksual në kisha dhe institucionet tjera.

Një grup i referencës për viktimat do të emërohet për të zotuar formën dhe përmbajtjen e mesazhit të faljes.

Qeveria australiane po ashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve federale që të paraqiten në programin me të cilin do t’u siguronin kompensim fëmijëve viktima të abuzimit seksual./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi