Australi, fillon panairi ndërkombëtar i aviacionit dhe mbrojtjes

Me akrobacionet e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë sot filloi Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit dhe Mbrojtjes në Australi, “Avalon Airshow”.

Ky është një nga panairet më të rëndësishme të aviacionit, i cili tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Panairi në qytetin australian Geelong, i cili mbahet çdo dy vite, zgjat në tre ditët në vijim ndërsa marrin pjesë vende dhe kompani që kryesojnë në fushën e aviacionit.

Në pjesën e mbyllur të panairit, i cili vizitohet nga dhjetra mijëra njerëz, kompanitë kryesore në industrinë e avionëve promovojnë prototipet dhe teknologjitë e reja. Këtu prezantohen fluturaket pa pilot, raketa-hedhësit, motorët e helikopterëve, avionët luftarakë, tekonologjitë hapësinore si dhe sistemet radare të dronëve.

Në pjesën e hapur të panairit janë eskpozuar të gjitha elementet nga avionët e pasagjerëve deri te avionët dhe helikopterët luftarakë, pastaj avionët transportues gjigant, autoblindat ushtarake si dhe avionët akrobatik dhe helikopterët civil.

Në kuadër të panairit, avionët dhe helikopterët luftarakë të Australisë, Zelandës së Re, Singaporit, SHBA-së, si dhe avionët transportues gjigant shfaqën aftësitë e tyre. Vizitorët patën rastin të shohin performansën e avionëve luftarakë F/A-18F Super Hornet, C-17 Globemaster, F-35A dhe F-22A Raptor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi