Australi, dokumentet sekrete “shiten” në dyqan

Autoritetet australiane nisën një hetim urgjent pas gjetjes së dokumenteve sekrete në një dyqan të molibjeve të përdorura.

Televizoni australian “ABC”, i cili publikoi i pari ngjarjen, tha se dosjet sekrete ishin gjetur në disa sirtarë të një dyqani në kryeqytetin Canberra.

Bëhet fjale për dokumente sekrete të disa qeverive gjatë 10 viteve të fundit, që ishin lënë pa asnjë kujdes, apo ishin harruar nga zyrtarët përgjegjës.

Sipas televizionit “ABC”, kjo është një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë në historinë australiane.

Mediet njoftojnë se, si pjesë e rinovimit të insititucioneve, sirtarët u shitën si të përdorur pa e ditur askush se brenda ishin dokumentet sekrete.

“ABC” nuk e publikoi identitetin e personit që i bleu në dyqan, por duket qartë se ai është alarmuar kur zbuloi se çfarë kishte brenda dhe kontaktoi me televizionin.

Dokumentet sekrete të harruara në sirtarë janë me qindra dhe flasin për çështje nga më të ndryshme. Madje, disa prej tyre janë kaq sekrete, saqë mund të shihen vetëm nga sy australianë.

Zyra e kryeministrti Malcolm Turnbull, që urdhëroi hetimin urgjent, tha se incidenti është i pafalshëm dhe do të gjenden përgjegjësit, që do të marrin ndëshkimin e duhur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi