ATK-ja lançon edhe një shërbim të ri elektronik

 

Administrata Tatimore e Kosovës që nga 1 qershori ka publikuar versionin e ri të sistemit elektronik-EDI, i cili ofron edhe shërbimin për menaxhimin e rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për menaxhimin e rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për rimbursim, si për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin në të ardhura personale dhe tatimin në të ardhura të korporatave.

Sipas njoftimit të ATK-së, përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për rimbursim e dërguar më parë.

“Më konkretisht përmes shërbimit “Menaxhimi i Ribrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për datë e kërkesës për rimbursim, vlerën e kërkuar, llojin e tatimit, statusin e shqyrtimit të kërkesës, kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C, datën e përfundimit dhe vlerën e aprovuar./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi