Athina ende pa marrëveshje me Shkupin, por “Maqedonia Veroire” ka më shumë përkrahës

 

 

 

Ndërsa negociatat Athinë-Shkup ndodhen në fazën e tyre më kruciale, zëdhënësi i qeverisë greke thotë se ende nuk është konkluduar një marrëveshje.

“Në këto momente nuk ekziston një marrëveshje. Dhe kur ajo të arrihet, do të informojmë forcat politike dhe popullin grek që të zhvillohet një diskutim i gjerë dhe i hollësishëm”, deklaroi të premten paradite zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Edhe nëse marrëveshja arrihet brenda muajit qershor, siç synohet, qeveria greke thotë se ajo do të paraqitet për ratifikim në parlamentin vendas, vetëm pasi Shkupi të kryejë gjithë ndryshimet e nevojshme, përfshi ratifikimin në parlamentin e vet dhe pastaj t’i kalojë ato edhe në referendum. Një referendum për të cilin kryeministri Zoran Zaev ka parashikuar të mbahet në shtator apo tetor.

Gjithsesi, të dhënat më të fundit, rezultojnë se nga pesë emrat që kishte propozuar në janar ndërmjetësi Mattheë Nimetz, në tryezën e negociatave kanë mbetur vetëm tre: Gorna, Nova dhe Serverna Maqedonija. Ky emri i fundit, Maqedonia Veriore, ka preferencën e Athinës, por sipas gjasave edhe të Shkupit.

 

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi