Athina do të ndihmojë Shkupin për pranim në organizatat ndërkombëtare të trafikut

Qytetarët e vendeve të Ballkanit kanë vuajtur mjaft dhe tani vizioni ynë është që njerëzit të mund të udhëtojnë dhe punojnë nga një shtet në një shtet tjetër, deklaroi sot në Shkup, ministri grek i Transportit dhe Infrastrukturës, Kristos Spircis i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ministri për Transport dhe Lidhje i Maqedonisë së Veriut, Goran Sugarevski, priti në një takim në Shkup homologun e tij grek Spircis, pas çka dy ministrat mbajtën një konferencë për mediat.

“Kemi një vizion që duam ta realizojmë”, tha Spircis duke sqaruar se dëshirojnë që një person kur të udhëtojë nëpër Evropën Qendrore, gjatë kalimit nga një vend në tjetrin, të mos hetojë kufij.

“Kjo do të thotë se njerëzit që jetojnë në një vend të mund të punojnë çdo ditë në një vend tjetër. Ky është vizioni ynë. Vendet e Ballkanit kanë vuajtur mjaft. Duhet ta ndërrojmë faqen, të ketë zhvillim dhe këtë herë do të hapet me nënshkrimin e marrëveshjes në Prespë”, tha ai për të shtuar se Athina zyrtare do të ndihmojë Shkupin për pranim në organizatat ndërkombëtare të trafikut, atë hekurudhor dhe rrugor.

Sugarevski tha se takimet e përbashkëta janë në frymën e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e transportit dhe shërbimeve.

“Nga aspekti i pozitës gjeografike dy vendet kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e rajonit. Nga kjo arsye, besoj se projektet të cilët i realizojmë në rajon do të kontribuojnë në forcimin ekonomik të vendeve të rajonit si dhe në përmirësimin e komunikimit midis qytetarëve”, tha Sugareski duke theksuar se takimi hapi çështjet rreth mundësisë së rritjes së linjave ajrore midis dy vendeve.

Sipas tij, fokusi i bisedimeve të sotme me homologun e tij grek ishte vendosur te zhvillimi i lidhjes hekurudhore, për çka tashmë po mbahen biseda të përshpeshtuara për nënshkrimin e marrëveshjes për rregullimin e trafikut kufitar hekurudhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi