Athina dhe Shkupi, sërish në udhëkryq për emrin

 

 

Qeveria greke ka kërkuar seriozitet në negociatat që po zhvillon me Shkupin për çështjen e emrit, e ka reaguar menjëherë pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Zoran Zaev.

 Ky i fundit kishte hedhur poshtë, gjatë një interviste, kërkesën e palës greke për një emër të përbërë me përdorim nga të gjithë (erga omnes), duke kërkuar që emri i ri të jetë vetëm për përdorim ndërkombëtar.

“Në samit kam shpjeguar se ku ndodhen negociatat me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e për sa i përket udhëheqësve të kësaj të fundit, duhet të kuptojnë se nuk mund të bëhen negociata nëpërmjet intervistave dhe deklaratave publike. Duhet të tregojnë një seriozitet dhe të pranojnë një metodë që do të na çojë te zgjidhja”, tha Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Përveç se ka kërkuar emër të dyfishtë, Zaev, i cili ka paralajmëruar edhe referendum, ka theksuar se nuk ka arsye për të ndryshuar Kushtetutën, një nga kërkesat që ka Greqia, e cila do që të ndryshohen nenet që flasin për gjuhën dhe kombin maqedonas.

Por, zëdhënësi i qeverisë greke ka ripërsëritur orët e fundit se, një marrëveshje midis dy vendeve për emrin, që të jetë e drejtë dhe e përhershme, duhet të mbulojë dy parakushte, për të cilat Greqia mbetet e palëvizshme: një emër i përbërë dhe me përdorim nga të gjithë, fakte që nënkuptojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës për nenet përkatëse.

“Qeveria greke ka parashtruar dy kushte për gjetjen e një zgjidhjeje. E para, një emër i përbërë; dhe e dyta, ky emër të jetë për përdorim nga të gjithë (erga omnes)”, theksoi Dhimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i qeverisë greke.

Pas zhvillimeve të fundit, opozita konservatore greke ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Jashtëm të saj se, pas 5 muajsh negociatash nuk ka asnjë rezultat konkret për çështjen e emrit.

Ndërkohë, një takim i ri mes homologëve Kotzias dhe Dimitrov është parashikuar në fillim të majit në Selanik, e nëse negociatat do të arrijnë në pika të përbashkëta, mundet që aty të jenë të pranishëm edhe kryeministrat Tsipras dhe Zaev.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi