Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ SPAK shtrin hetimet jashtë vendit, kërkon të dhëna për një grup kriminal në një vend të BE-së

Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër-porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019-ës.

Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identitetin e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritetet shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë Krujë.

Akuza është tashmë në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë dhe ky fakt u bë i ditur në seancën gjyqësore, që u zhvillua këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku i dyshuari kryesor, Redjan Rraja, u informua sipas ligjit për të gjitha veprimet e deritanishme të kryera nga prokuroria.

Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar për atentatin e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, ku nga breshëritë e plumbave, që u derdhën mbi automjetin e prokurorit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

34-vjecari nga Fushë Kruja i ka mohuar akuzat, por prokuroria këmbëngul se ka prova të forta shkencore që e implikojnë atë në ngjarje. Dyshimet janë se krimi ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale për çështjen e pronave në bregdet. Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit./BW

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Çfarë po ndodh, pozitë e opozitë shkojnë në Francë!

Përfaqësues të pozitës e opozitës kosovare kanë vendosur që nga buxheti i shtetit t’i marrin edhe disa mëditje duke udhëtuar kështu për në Francë...

I kthehen daktilografit për shkak të sulmeve kibernetike

Punonjësit e qeverisë në një qytezë në Alaska kanë filluar të përdorin daktilografin për shkak të një softueri të keq që ka përfshirë sistemet...

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 9.875 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka regjistruar 917 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 9.875 numrin e...

Së fundi

Ky shtet anulon procesin mësimor për tërë vitin 2020, s’ka as mësim online

Bolivia ka marrë vendim që procesi mësimor të anulohet për tërë vitin kalendarik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu, rreth dy milionë nxënës në...

Kosovë : Janë regjistruar 218 raste të reja dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 218 raste të reja...

Tragjike në kosovë, dy vëllezër vdesin në një ditë nga Covid-19 në Pejë

Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin...