Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, arrestohet Redjan Rraja, RENEA e FNSH aksion në disa qytete

Policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, që tronditi vendin katër ditë më parë, ku mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit.

Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë nga policia, FNSH dhe RENEA, të nisur që prej ditës së atentatit, dhe që u shtri në disa qytete të ndryshme, si Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Nga aksioni, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona dhe vijojnë të shoqërojnë të tjerë persona, që dyshohet se kanë lidhje ose dijeni për ngjarjen.

Atentati ndodhi pasditen e të premtes, te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës, ku udhëtonte prokurori Ndoji me shoferin dhe “të fortin” e Shijakut, ku ky i fundit njihet edhe si një person me precedentë penalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi