Assadi sulmon Gutën Lindore pavarësisht thirrjes së OKB-së dhe armëpushit rus

 

 Në sulmet e regjimit sirian të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe armëpushimit 5 orësh të shpallur nga Rusia, kanë humbur jetën tetë civilë.

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe armëpushimit të shpallur nga Rusia, regjimi sirian vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme të sulmojë Gutën Lindore.

Që nga orët e mëngjesit, regjimi ka kryer sulme ajrore dhe tokësore ndaj vendbanimeve civile që janë nën kontroll të opozitarëve në Gutën Lindore, përkatësisht në Merxh, Haresta, Medjere, Duma, Kefer Batna, Arbin, Bejt Sava dhe Zamelka.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën tetë civilë, prej tre në Bejt Sava, tre në Duma, si dhe një në Merxh dhe një në Heresta. Ekipet e Mbrojtjes Civile gjatë punimeve për kërkim shpëtim kanë transferuar një numër të madh të të plagosurve nëpër qendra të shëndetësisë.

Për shkak të vazhdimit të pandërprerë të bombardimeve, numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

560 civilë humbën jetën gjatë 9 ditëve të fundit

Sipas informacioneve të Sirac Mahmut-it, zëdhënësit të Mbrojtjes Civile në zonën rurale të Damaskut, rajon ku ndodhet edhe Guta Lindore, në sulmet e dhunshme ajrore dhe tokësore të regjimit sirian, Rusisë dhe grupeve të huaja, midis datave 19-27 shkurt kanë humbur jetën 560 civilë, prej të cilëve 107 fëmijë dhe 76 gra.

Mahmut poashtu theksoi se si pasojë e sulmeve të kryera në Gutën Lindore janë plagosur më shumë se 2 mijë civilë.

Duke vënë në dukje se rajoni po sulmohet në mënyrë intensive nga forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij, Mahmut tha se gjatë periudhës në fjalë në rajon janë kryer 823 sulme ajrore, si dhe 3.267 sulme artilierike.

Ai më tej thekson se pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim, mes datave 25-27 shkurt kanë humbur jetën 68 civil, prej të cilëve 17 fëmijë dhe 11 gra.

Helikopterët e forcave të regjimit kanë sulmuar 284 herë me bomba fuçi, thotë Mahmut duke shtuar se në rajon janë kryer 422 sulme tokësore me predha.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga Këshili i OKB-së, më 24 shkurt u vendos që të ketë të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe për evakuimin e personave të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore, që mbetet nën rrethimin e regjimit sirian.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimi për të paktën 30 ditë i konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.

Në Gutën Lindore jetojnë rreth 400 mijë civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astana u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Assadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijë dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë në qasje të barnave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi