“Asnjëherë nuk kam kërkuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se duhet të bëhet një lloj ndarje e Kosovës mbi baza etnike.

Siç transmeton “Beta” Vuçiçi në një intervistë për “Russia Today”, deklaroi se e thotë një fjali, “nevojitet një zgjidhje kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve dhe se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka, kurse serbët asgjë”.

“Ky është pozicioni i vetëm i Serbisë, që nuk e kemi braktisur kurrë. Pastaj hasëm në reagime të ndryshme. Rusia tha: ‘Mirë, nëse Serbia pajtohet me këtë’, e cila është në përputhje edhe me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër erdhi reagimi i disa vendeve të BE që ishin krejtësisht kundër kësaj, sepse Serbia do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’”, tha Vuçiq, përcjell telegrafi.

Ai gjithashtu pyeti se kush në të vërtetë e hapi “Kutinë e Pandorës” kur e njohën Kosovën e cila, sipas tij, e shpalli njëanshëm pavarësinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi