Asnjëherë mos hani ushqime pas kësaj orë!

Ngrënia natën vonë po vë miliona njerëz në rrezik për t’u prekur nga ataku në zemër dhe goditjet në tru, paralajmërojnë ekspertët.

Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini. Tek një person i shëndetshëm, tensioni i gjakut bie me të paktën 10% kur shkon të flejë.

Ndërsa rezultatet e një studimi të kryer tek më shumë se 700 persona me tension të lartë të gjakut treguan se ngrënia brenda dy orëve para orarit të gjumit bënte që nivelet e tensionit të mbeteshin të larta.

Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse pas ngrënies fillon të rritet niveli i hormoneve të stresit, ndërkohë që trupi duhet të fillojë të pushojë. Personat që hanë vonë janë tre herë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e zemrës, thonë hulumtuesit shkencorë turq.

Gjatë prezantimit të rezultateve të studimit në kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë, në Romë, hulumtuesja shkencore Ebru Ozpelit u shpreh: “Nëse hamë natën vonë, trupi vazhdon të qëndrojë vigjilent po ashtu si gjatë ditës, ndërkohë që duhet të qetësohet për t’u bërë gati për gjumë”.

Hormonet e stresit bëjnë që tensioni i gjakut mos të bie gjatë gjumit, që normalisht duhet të ndodh. Dr Ozpelit, nga Universiteti “Dokuz Eylul” në Turqi, monitoroi mbi 700 pacientë të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, të moshës rreth 53 vjeç.

Ajo zbuloi se personat që hanin zakonisht dy orë para se të flinin kishin tension të lartë të gjakut gjatë gjithë natës, transmeton sovrani.info. Personat me tension të lartë të gjakut, apo hipertension, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, dhe nëse tensioni nuk bie gjatë natës, rreziku është akoma më i lartë.

Studime të mëparshme kanë treguar se ngrënia herët e darkës ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit, ul nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon për të djegur më shumë kalori./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi