• Home
  • SPORT
  • Asnjë vend bosh për derbin Inter-Milan
SPORT

Asnjë vend bosh për derbin Inter-Milan

Spread the love

Në fundjavën që i paraprin derbit të 169 të Milanos, duket se ka një fitues ende pa nisur loja.

Ndeshja që përplas Interin dhe Milanin është gati për t’u bërë sfida më e ndjekur e këtij sezoni në futbollin italian, pasi nuk do të ketë asnjë vend të lirë në impiantin San Siro.

Në tribunat e stadiumit “Giuseppe Meazza” të dielën në mbrëmje do të jenë më shumë se 78 mijë persona, madje dhe stjuardët e forcat e sigurisë nuk do të mund ta fshehin përkatësinë e tyre si tifozë.

Fitimet nga shitja e biletave do të jenë rreth 5 milionë euro, sigurisht jo një rekord për futbollin italian, por një shenjë e mirë se kampionati italian ka nisur të rivalizojë më së miri me gjigantët e tjerë kontinentalë. Ka një entuziazëm të dukshëm në kampin zikaltër pas 6 fitoreve radhazi, ndërsa te Milan numërojnë 3 suksese, por po kaq dëshirë për t’u imponuar në derbi.

Që prej muajit gusht, tribunat e stadiumit milanez kanë qenë ato më të mbushurat me tifozë në Itali. Inter ka luajtur 4 ndeshje në shtëpi dhe nëse kësaj i shtohet edhe Totenhemi në Champions, numri i biletave të shitura shkon thuajse 300 mijë.

Ndërkohë, Milan ka luajtur 4 ndeshje në Serinë A dhe një ndaj Olimpiakos në Europa League, me një faturim prej 180 mijë biletash.

Kur duhet ende të nisë derbi, fituesit në San Siro duket se janë tifozët, të ndikuar dhe nga fushata e suksesshme e abonimeve sezonale./Top Channel/

Related posts

Humbi ndaj Skocisë, por Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

dritatv

Kaçe e Grezda regjistrojnë emrat mes golashënuesve të fundjavës

dritatv

Largohet nga Italia, Ujkani transferohet në kampionatin turk

dritatv

Leave a Comment