Asetet e ish-presidentit të Jemenit do të ngrihen në Turqi

Sipas gazetës zyrtare turke, asetet e ish-presidentit të Jemenit, Ahmed Ali Abdullah Saleh, deri në shkurt të vitit 2019 do të ngrihen në Turqi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave të Turqisë është në përputhje me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Asetet e djemve të ish-presidentit Saleh, të komandantëve të grupit rebel Houthi, Abd al-Khaliq al-Houthi dhe Abdullah Yahya al-Hakim, si dhe kreut të grupit, Abdulmalik al-Houthi, poashtu janë ngrirë.

Sipas gazetës zyrtare, kreu i grupit Houthi dhe ish-presidenti Saleh janë akuzuar për përfshirje në aktivitete që kërcënuan paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit.

Ahmed Al Abdullah Saleh shërbeu si president i Jemenit nga viti 1990 deri në vitin 2012. Ai më herët ishte konsideruar si një aleat i grupit Houthi, por më vonë u tha se kishte pasur një mosmarrëveshje me grupin, pak para vdekjes së tij vitin e kaluar.

Jemeni është duke u përballur me dhunë që nga viti 2014, kur grupi Houthi, i mbështetur në atë kohë nga forcat besnike të Saleh-ut, pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi