“AS”: 19 klube europiane që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria

E përditshmja sportive spanjolle “AS” ka marrë shkas nga Hamburgu, skuadra gjermane që për herë të parë provoi të lërë Bundesligën, për të luajtur sezonin e ardhshëm në një nivel më të ulët, dhe ka renditur 19 skuadra europiane që nuk kanë rënë asnjëherë nga kategoria superiore.

Sigurisht që kjo e përditshme e nis me ekipet spanjolle, duke renditur Realin e Madridit, Barcelonën dhe Atletik Bilbaon, që i kanë luajtur tërë ndeshjet e tyre të ligës në Primera Division.

Çuditshëm, nga katër ligat e tjera kryesore, “AS” veçon vetëm Interin e Milanos, që po ashtu nuk e ka provuar ende të luajë në një kategori tjetër përveç Serisë A.

Nga futbolli portugez, janë tre ekipet kryesore që mund të krenohen me këtë gjë: Porto, Benfika dhe Sportingu i Lisbonës.

Aberdin dhe Sëlltiku janë dy skuadrat skoceze që nuk e kanë provuar kurrë rënien nga kategoria superiore e futbollit të këtij vendi.

Në Holandë janë Ajaksi, PSV Eindhoveni, Fejënordi dhe Utrehti. PAOK-u, Olimpiakosi dhe Panathinaikosi janë tre skuadrat e suksesshme greke në këtë aspekt. Dhe në Turqi, natyrshëm që ky nder u përket tre ekipeve të Stambollit, Fenerbahçes, Gallatasarajit dhe Beshiktashit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi