Artan Fuga: Zgjedhjet e parakohshme janë në favor të qeverisë

Akademiku Artan Fuga shprehet se zgjedhjet e parakohshme janë në favor të qeverisë.

Fuga vlerëson se, i është dukur e gabuar logjika e një kryetari partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohëshme këtë pranverë.

Për pedagogun Artan Fuga, zgjedhjet e parakohëshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

Postimi i Artan Fugës:

Zgjedhjet e parakohëshme sigurisht tani janë në favor të qeverisë

——-

Dëgjova një kryetar partie opozitare që u shpreh se kompromisi për kodin zgjedhor ka sens nëse bëhen zgjedhjet e parakohëshme këtë pranverë.

Llogaritje krejt e gabuar!!!

Zgjedhjet e parakohëshme tani janë tërësisht në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës.

Kjo e thënë ftohtë dhe me neutralitet.

Ndoshta deputetët e opozitës nxitohen të rihyjnë në Kuvend sepse helbete u bë kohë pa punë, por sa për rezultatin politik të zgjedhjeve të parakohëshme, e sigurt që është në shërbim të qeverisë.

Hapi më i zgjuar i qeverisë do të kishte qenë pikërisht shpërndarja e këtij parlamenti kukull dhe mjaft karagjoz duke e ndërprerë rënien e saj para kohe dhe marrë veten me një fushatë elektorale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi