Arta Marku këtë javë para Vetingut me dy kolegë, ja kush do t’i gjykojë

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do të dalë këtë javë para komisionit të Vetingut për t’u verifikuar për pastërtinë e figurës së saj.

Seanca dëgjimore për Markun do të mbahet më 3 korrik ora 10:00 tek Pallati i Kongreseve. Trupa gjykuese që do të vendosë për kryeprokuroren përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Po atë ditë, më 3 korrik, para Vetingut, do të dalë dhe prokurori i Apelit Tiranë, Luan Kaloçi. Seanca për të është paracaktuar në orën 13:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, ?Etleda Çiftja

Këtë javë në seancë dëgjimore do të paraqitet edhe gjyqtarja Alma Brati; më 4 korrik, ora 12:00 pm. Trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo).
© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi