Arta Arkaxhiu: Falenderon qytetarët, që iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut

 

Ditën e sotme në Qendrën Kulturore “Aleksander Moisiu” është bërë dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë. Kjo nismë është organizuar nga Bashkia Kavajë në bashkëpunim me Fundjavë ndryshe. Kjo nismë është konsideruar mjaft pozitive dhe e dobishme për ata individë, që vërtetë kanë nevojë për të marrë gjak.

Arta Arkaxhiu, përgjegjësja e sektorit të shërbimit social në Bashkinë e Kavajës, e cila e ka monitoruar nga afër këtë proçes dhe e ka përkrahur në rrjetin social facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët e kavajës që iu bashkuan kësaj nisme. gjithashtu ajo ka falenderuar në veçanti Kryetarin e Bashkisë Z. Isa Sakja dhe e ka vlerësuar këtë të fundit si një shembull, që duhet ndjekur.

Ja statusi i plotë në facebook:

Faleminderit cdo qytetari te Kavajes qe ju bashkua nismes se bashkise sone per te dhuruar gjak per femijet talasemike. Faleminderit Z.Isa Sakja per nismen e ndermare,ju jeni nje shembull per tu ndjekur. Faleminderit te gjithe kolegeve. Ne jemi bashki solidare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi