Arsyet pse portokalli është mbret i festës!

Portokalli është i pasur me minerale, vitaminë C dhe ujë që na freskon. Për këtë arsye, ai është shumë i mirëpritur në tryezën e festës.

Mineralet e fuqishme

Përveç vitaminës C, portokalli është i pasur me minerale – kalcium, kalium dhe magnez. Kalciumi ruan eshtrat, ndërsa kaliumi mbron sistemin nervor dhe indet e muskujve. Përveç kësaj, është e domosdoshme dhe për të mbajtur balancimin e ujit në organizëm.

Pemë ideale për shtatzëna dhe duhanpirës

Dihet se vitamina C e shkatërron nikotinën dhe shpesh thuhet, se nëse një jo duhanpirës ka nevojë për një portokall si mbrojtje nga ftohja, atëherë duhanpirësit kanë nevojë për tre portokaj. Kjo pemë është ushqim ideal për shtatzëna, sepse është i pasur me acid folik, i nevojshëm për zhvillimin e fetusit.
Portokajtë përmbajnë 86 për qind të lëngjeve. Zgjidhni ata me më pak lëvore të trashë, pasi kanë më tepër lëngje dhe janë më të ëmbla.
Ana e brendshme e lëvores është mjekuese

Flavonoidet, antioksidues të fuqishëm të cilët janë në masë më të madhe në lëvoren e brendshme të portokallit, të cilët ulin rrezikun nga sulmet në tru.
Vaji eterik kundër baktereve
Civilizimet e hershme ishin në dijeni për përdorimin e vajrave eterike të portokallit, të cilat kanë veprim kundër baktereve dhe kërpudhave./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi