Arsyeja prekëse se përse këta lojtarë kanë zgjedhur numrin 34

Mbrojtësi holandez Philippe Sandler bëri debutimin e tij për Manchester City në fitoren e tyre 7-0 në FA Cup kundër Rotherham të dielën e kaluar, duke veshur me fanellën me numrin 34 si një nderim për ish-shokun e ekipit, Abdelhak “Appie” Nouri.

Kur Manchester City siguroi Sandler verën e kaluar, ai vendosi edhe si kusht numrin 34 në fanellën e tij.

Por Sandler nuk është i vetmi që ka vendosur numrin 34 si kusht për t’u transferuar nga Ajax, më herët edhe Justin Kluivert tek Roma, Amin Younes tek Napoli dhe Kevin Diks tek Fiorentina bënë të njëjtin gjest.

Nouri mbeti viktimë e një goditje të rëndë në tru gjatë një ndeshje miqësore verore kundër Werder Bremen më datë 8 korrik të 2017-s.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi