Arsenal nuk ia del në Liverpool, Jagielka i ndëshkon

Arsenali nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Manchester Unitedit, për t’u shkëputur nga ndjekëset që garojnë bashkë me të për një vend në zonën Champions.

Londinezët e drejtuar nga Unay Emery u mposhtën me rezultatin 1-0 në transfertën e Liverpoolit, përballë skuadrës së Evertonit.

Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Jagielka që në minutën e 10’ të takimit, ndërsa pavarësisht rasteve të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Momentalisht Arsenali renditet në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Chelsean e vendit të pestë dhe vetëm dy pikë më tepër se Manchester United i vendit të gjashtë, duke bërë garën për një vend në Champions, tejet spektakolare.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi