ARRSH reagon pas akuzave të Bashës: Projekti për Unazën në përputhje me ligjin

Një ditë pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se projekti i ri i Unazës së re që parashikon prishjen e 317 objekteve është i paligjshëm, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, që thekson se projekti është vazhdim i atij të filluar që në kohën e Bashës dhe është në në rakordim të plotë me Bashkinë Tiranë.

“ARRSH, si organ më i specializuar dhe që ka financuar e menaxhuar projektet dhe ndërtimet e segmenteve të tjera të kësaj Unaze, është vënë në lëvizje për këtë projekt nga kërkesa e Bashkisë Tiranë me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018. Kështu, ARRSh-ja sot (apo ish-DPRR-ja) ka ndjekur të njëjtën praktikë siç u ndoq në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Kryetari aktual i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. ARRSH-ja do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Më tej ARRSh shton se këtij projekti i është shtuar edhe projekt zbatimi i hartuar e i miratuar po nga Bashkia Tiranë në vitin 2013, “Sistemimi i lumit të Lanës dhe rrugët paralele në të dyja anët, nga ura e shkozës deri te materniteti i ri i Tiranës, me një gjatësi rreth 1.6 km, ku seksioni tërthor i saj është po i kategorisë A urbane.

Nga ky projekt ka mbaruar së ndërtuari loti 1 dhe po ndërtohen lotet 2 dhe 3, dhe segmenti nga Materniteti i ri – Shkozë. Janë pa u ndërtuar akoma edhe tre lote nga Ura e Shkozës deri në Babrru (lumi i Tiranës).

Në përfundim, ARRSH-ja thekson se është e bindur mbi domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë unazës sepse në situatën e sotme të zhvillimit të rrjetit rrugor në Shqipëri, do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore. Ndërtimi i saj do të krijojë avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi