Arrestohet në Maqedoninë e Veriut për trafik droge Saimir Taullau, familja e tij rivale me Aldo Baren

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, pasi kërkohej për trafik droge në Zvicër.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Taullau njihej si person me precedentë kriminalë dhe se atij në të kaluarën i janë bërë disa atentate.

Saimir Taullau është dënuar 4 vjet burg në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit zviceran.

Saimir Taullau, subjekt i OFL

Saimir Taullau ka dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë së tij. Taullau pak kohë më parë është paraqitur pranë OFL-ve dhe ka dorëzon deklarimin e tij.

Sipas OFL-së, pasuria e tij ishte në ‘target-kontroll’ pasi më parë ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ishte pronar i disa bizneseve.

Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atentat, në vitin 2017.

Përplasja me bandën e Aldo Bares 

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi