Arrestohet ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko

Është arrestuar ditën e sotme ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, i cili dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Edhe paraardhësi i tij, Artur Zoto u arrestua dhe qëndroi një vit e gjysmë në burg, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se Arben Çuko ka marrë para për t’i dhënë leje të burgosurve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi