Arrestohet autori 24-vjeçar i masakrës së Selenicës me 8 të vrarë

 

Pas afro 12 orësh nga masakra e tmerrshme me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës, në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune është bërë i mundur arrestimi i vrasësit të pjesëtarëve të fisit të tij.

Autori Ridvan Zykaj është gjetur në një zonë periferike, në dalje të Selenicës, dhe është arrestuar pa bërë rezistencë, edhe pse së bashku me të është gjetur e sekuestruar edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Forca të shumta policie të Drejtorisë së Vlorës, të mbështetur nga FNSH nga ky qark por edhe nga Fieri, efektivë të Delta Forcës dhe ata të repartit të RENEA-s u nisën menjëherë drejt Resulajt pasditen e së premtes, duke rrethuar fshatin ku ndodhi masakra e duke krehur territorin.

Në krye të operacionit policor ishte edhe vet kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sikurse u pa edhe prania e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, natën e mbrëmshme.

Vrasësi është shoqëruar për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së këtij qarku për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi