Arrestohet 25- vjeçari në Elbasan, po transportonte 4 sirianë nga Korça për në Kosovë

Një 25- vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi po transportonte 4 sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Korça drejt Kosovës për 200 euro .

K.Q, me banim në tiranë është ndaluar në postbllokun e Policisë në Bradashesh dhe në mjetin tip ‘Toyota’ i janë zbuluar dhe katër sirianët e paligjshëm në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, kanë organizuar punën duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Q., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi