Arrestohen “skifterët” e Dibrës, tentuan t’i largoheshin policisë

Policia e Dibrës ka goditur një grup që kryenin vjedhje banesash në fshatra të ndryshme të zonës.

Në sajë të operacionit të koduar “Maqellara” janë arrestuar Resmi Jakimi, 31 vjeç dhe Egert Jakimi, 27 vjeç, nga Shupenza, si dhe u shpall në kërkim V.R, 24 vjeç.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 02.30, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e F.L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të katër vjedhjeve të tjera.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidonë plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi