Armand Duka prezanton Edy Reja, flet tekniku italian

Edy Reja është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares, me italianin i cili ka firmosur një kontratë deri në nëntor, me opsion rinovimi. Në fjalën e tij tekniku italian theksoi se në karrierën e tij ka firmosur gjithnjë kontrata të shkurta:

“Uroj të shkojë gjithçka mirë, edhe pse me shtypin është pak e vështirë, por unë jam i disponueshëm të kem marrëdhënie të mira. Dua të falënderoj presidentin Duka, i cili besoi tek unë. Kemi folur bashkë edhe pas ndeshjes me Turqinë, ku unë isha për të parë lojtarë të ndryshëm. Nuk ishte një ndeshje e mirë, skuadra pati vështirësi. Folëm sërish me presidentin Duka dhe arritëm akordin.

Kontrata

Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi