ARKIVA/ Kur Gramoz Ruçi propozonte amnisti për të arratisurit: t’u jepet dhe vizë në kufi

Në një material arkivor që i përket një diskutimit në qeverinë e parë Nano, ku si temë qëndrore është çështja e trajtimit të kufirit në kushtet e ndryshimit të sistemeve, del në pah një fakt interesant. Gramoz Ruçi, në atë kohë ministër i Brendshëm, propozon “vizat në kufi”.

Nano e Rruci shpalosin ide dhe mendime se si duhen trajtuar tashmë ata që ia mbathin nga kufiri, në kushtet e një sistemi të rënë tashmë, duke ikur në emigracion në rrugë klandestine.

Një prej propozimeve të Ruçit është ai për viza të lëshuara në kufi, e vlefshme kjo për banorët afër kufirit. Por propozimi më interesant është ai mbi një amnisti për gjithë të arratisurit, por nuk dihet pse, e limituar deri në vitin 1983.

Propozimet e Ruçit tentojnë formalizimin e ikje-ardhjeve të shqiptarëve në kushtet e një sistemi pa kufizim liri lëvizjeje, ndihmuar nga variante sa më pak burokratike. /tesheshi.com/       

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi