BALLKANI

“Arbitrazhi do të kthejë besimin në sistemin gjyqësor të Maqedonisë”

Spread the love

 

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë në një konferencë për mediat shpalosi qëndrimet e saj mbi “Përmirësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të arbitrazhit për bashkëpunim më të madh ndërmjet partnerëve të biznesit”.

Kryetari i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Goran Rafajlovski, tha se arbitrazhi është njëra nga procedurat më të shpejta dhe më të mira me të cilat ekonomia do të rifitoj besimin tek sistemi i gjyqësorit të Republikës së Maqedonisë.

“Besimi tek sistemi gjyqësor kthehet përmes procedurës me të cilën kryhet arbitrazhi, ku të dyja palët kanë të drejtë të zgjedhin një gjykatës eminent të Arbitrazhit nga lista e gjykatësve e cila është në dispozicion në Odën Ekonomike të Maqedonisë, dhe për këtë kërkohet pëlqimi i të dyja palëve”, tha Rafajlovski.

Ai nënvizoi se kjo procedurë është shumë e shpejtë, për të shtuar se aktualisht, për zgjidhjen e kontesteve është paraparë një afat katër mujor, ndërsa mesatarja e zgjidhjes së kontesteve është shtatë muaj.

“Është më rëndësi të theksohet se në këtë procedurë, nuk keni të drejtë të përsëritjes së procedurës, as të drejtë ankimimi, meqë vendimi është përfundimtar”, tha Rafajllovski.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit bën të ditur se për çdo vit, përmes kësaj gjykate zgjidhen mbi dhjetë mosmarrëveshje, ku kryesojnë lëndët e kompanive ndërkombëtare, por së fundmi, shërbimet e saj kanë filluar ti përdorin edhe kompanitë vendore.

Related posts

Veseli: Italia në krah të Kosovës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike

dritatv

Kotzias kundër Nimetz: S’je kompetent për politikën tonë

dritatv

Zbulohet se kush ishin serbët që rrahën brutalisht dy kosovarët (Foto)

dritatv

Leave a Comment