Arbërie Nagavci e paditë deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu – i kërkon dëmshpërblim 50 mijë euro

Ditë më parë publiku ishte dëshmitarë i një përplasjeje të ashpër midis deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për arsim.

Haxhiu e kishte akuzuar Nagavcin se i ka plaçkitur mësimdhënësit duke ju mbajtur trajnime me pagesë, ndërsa deputetja Nagavci e ka quajtur Haxhiun “budallaqe” duke i thënë se problemin me të do ta zgjidhin në gjykatë.

Përplasja ka vazhduar për disa minuta edhe pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.

Nagavci ka thënë se është trajnere e certifikuar nga GIZ-i dhe nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme përderisa mban trajnime për mësimdhënës.

Mirëpo, kjo përplasje ka marrë një kahje tjetër tashmë. Do të jetë gjykata ajo që do të vendos midis palëve pasi që KosovaPost ka kuptuar se deputetja Arbërie Nagavci ka dorëzuar në gjykatë padinë ku kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 50 mijë eurove./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi