Arabia Saudite pezullon fluturimet ndërkombëtare për shkak të COVID-19

Arabia Saudite njoftoi pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare me avionë pasagjerësh për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA), thuhet se një zyrtar nga Ministria e Brendshme ka njoftuar pezullimin që nga ora 11:00 e datës 15 mars për udhëtimet ndërkombëtare me avionë të pasagjerëve me qëllimin sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve në vend nga COVID-19.

Ndër të tjera, autoritetet theksuan rrezikun dhe rikujtuan se COVID-19 është përhapur në 117 vende në botë dhe është cilësuar “pandemi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi