Arabia Saudite, në sulmin e Husive plagosen disa fëmijë

Gjatë një sulmi me raketë nga lëvizja jemenase Husi në Jazan, qytet kufitar në Arabinë Saudite, janë plagosur tre fëmijë.

Zëdhënësi i Forcave Ndërkombëtare të Koalicionit, koloneli Turki el-Maliki deklaroi se raketa e shkrepur nga Jemeni ka rënë në qytetin kufitar Jazan. Ai konfirmoi se objektiv ishin civilët.

Maliki tha se raketa ka rënë në një zonë të banueshme duke plagosur tre fëmijë. Lëndime të rënda trupore mori dy vjeçari Ziyad Kasim Suleyman Atifi.

Jemeni është bastion i krizës së thellë politike dhe të sigurisë, e cila nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile kur rebelët e kryesuar nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi morën kryeqytetin Sana të Jemenit, e më pas edhe rajone të tjera.

Konflikti në Jemen në mënyrë shtesë u përshkallëzua në mars të vitit 2015 kur Arabia Saudite me aleatët e saj arabë filloi të kryejë sulme ajrore mbi pozita të rebelëve./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi