Arabia Saudite do të organizojë samitin G20 në vitin 2020

Arabia Saudite vitin e ardhshëm do të jetë nikoqire e G20, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

“Mbretëria e Arabisë Saudite do të organizojë samitin e 15-të vjetor të udhëheqësve të G20 më 21 dhe 22 nëntor të vitit 2020 në kryeqytetin e Riadit,” thuhet më tej.

Më pas thuhet se samiti i vitit të ardhshëm do të jetë i pari që do të organizohet nga një vend arab.

Agjenda e samitit do të përfshijë çështjet financiare, ekonomike dhe sociale, duke përfshirë energjinë, mjedisin, klimën, ekonominë digjitale, tregtinë, bujqësinë, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe punën.

G20 përbëhet nga Gjermania, SHBA, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Turqia dhe Bashkimi Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi