Arabia Saudite dhe OPEC në përpjekje për të balancuar tregun botëror të naftës

Eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, Arabia Saudite, bashkë me anëtarët e tjerë të OPEC-ut dhe aleatët e saj pritet të takohen në korrik, me shpresë që të vazhdojnë marrëveshjen për kufizim të prodhimit në gjysmën e dytë të vitit 2019 për të balancuar tregun botëror të naftës dhe për të mbështetur çmimin e naftës së papërpunuar.

“Grupi i emëruar si OPEC+, ku përfshihet edhe Rusia, do të takohen në javën e parë të korrikut”, tha të dielën ministri i Energjetikës i Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih gjatë vizitës në Japoni, duke shtuar se do të përpiqet që “të sigurojë ribalancimin e tregut pasi ne përpiqemi për këtë”.

OPEC duhet të mbajë mbledhje më 25 qershor në Vjenë për takimin e 176-të vjetor. Karteli i naftës gjithashtu kishte caktuar mbledhje me Rusinë dhe shtetet tjera jashtë OPEC-ut më 26 qershor për takimin e gjashtë ministror për të diskutuar të ardhmen e marrëveshjes për prodhim sipas së cilës prodhimi ditor u kufizua në 1,2 milionë barrelë.

Al-Falih të premten theksoi se OPEC është pranë vazhdimit të marrëveshjes për kufizim të prodhimit, por nevojitet pjesëmarrja edhe e shteteve jashtë OPEC-ut, veçanërisht Rusisë.

“Nuk besoj se do të ketë nevojë të thellësohen kufizimet”, tha ai në Shën Petersburg, duke shtuar se “nga ana e OPEC-ut, vazhdimi është pothuajse gati. Çështja është të definohet me vendet jashtë OPEC-ut”.

Alexander Dyukov, kryetari i kompanisë ruse Gazprom Neft, të premten tha se çmimet mes 55 dhe 65 dollarë për barrel janë “të pranueshme” për prodhuesit rusë të naftës, pasi të hënën çmimi i markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent varionte rreth 61 dollarë për barrel.

OPEC dhe aleatët e saj më 7 dhjetor të vitit të kaluar nënshkruan marrëveshje që bashkarisht të ulin prodhimin në 1,2 milionë barrelë në ditë për gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi