Apple së shpejti me celularë që kontrollohen pa u prekur fare

Apple po punon për një iPhone që mund t’u jepen komanda pa u prekur fare. 

Sipas “Bloomberg”, kjo do të thotë që këta celularë mund të kontrollohen pa prekur ekranin, thjesht duke lëvizur gishtin pranë tij.

Mendohet se një teknologji e tillë do të jetë gati brenda dy vitesh dhe do të ndihmojë kompaninë Apple që të diferencohet nga të tjerët në një treg të mbipopulluar.

Aktualisht, iPhone X ka një opsion që quhet “3D Touch” që i përgjigjet presionit që i ushtrohet me gisht./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi