Apple prezanton iPhone XR, më pak i shtrenjtë

Kompania Apple do të ketë në raftet e 50 vendeve telefonin iPhone XR, versionin me ngjyrë dhe më pak të shtrenjtë nga një iPhone normal, bëri të ditur kompania.

Telefoni do të arrijë pas një muaj distance nga ”vëllezërit” më të mëdhenj si iPhone Xs dhe Xs Max, me të cilat iPhone XR ndan shumë karakteristika.

IPhone XR hyri në shitje para 19 tetorit dhe sipas analistit Ming-Chi Kuo, ai kishte një pritje pozitive.

Analisti parashikoi shitje në rritje, nga ku deri në fund të vitit Apple duhet të shesë 36-38 milion XR në gjithë botën nga 78-83 milionë shitjeve të përgjithshme  të kompanisë iPhone.

IPhone do të ketë tre versione të memories, nga 64, 128 dhe 256 gigabajt dhe me një çmim që varion nga 890-1 060 euro.

Modeli do të jetë në ngjyrë të verdhë ar, blu, koral të zezë dhe të kuqe./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi