Apple prezanton iPad Air të ri, ky është çmimi

Apple ka prezantuar sot një iPad Air të ri, që ëshë i ngjashëm me iPad Pro.

Është një ndryshim i rëndësishëm dizajni nga Air i deritashëm, i cili është risjellë në jetë vitin e kaluar, duke hyrë ndërmjet iPad’it bazik dhe iPad Pro.

Duhet theksuar se Air i vitit të kaluar ishte më i trashë dhe kishte një pullë për “Touch ID”, por i riu është dukshëm më i hollë dhe ka ekran mbi tërë sipërfaqen e përparme.

Apple ka përdorur një ekran më të madh prej 10.9 inçësh “Liquid Retina” (me rezolucion 2360 x 1640) për iPad Air të ri.

Për ta realizuar këtë, Apple e ka zhvendosur sensorin e gjurmëve të gishtave në pullën e ndezjes sipër.

Brenda iPad Air të ri do të jetë çipi i fuqishëm A14 Bionic, me CPU prej gjashtë bërthamash, dhe 11.8 miliardë tranzistorë.

Apple premton se performanca e iPad Air të ri do të jetë 40 për qind më e shpejtë sesa e paraardhësit.

iPad Air do të vijë me portin USB-C, sikurse iPad Pro, dhe do të përkrahë mbushjen prej 20W.

Sikurse Pro, Air i ri do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapikselësh, ndërsa kamera e përparme do të jetë prej 7 mp.

iPad Air i ri do të shitet me çmim fillestar prej 599 dollarësh. Do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Përgatitja e llokumit dhe kafesë, një arsye me shumë për ta vizituar Stambollin!

Llokumet e embla jane specialitet i pelqyer ne mesin tone, dhe shumica e dijne se ato e kane prejardhjen nga Turqia. Kete lloj embelsire te...

Imami i Xhamisë Al-Aksa: Kudsi është çelësi i paqes dhe luftës

Kudsi është çelësi i paqes dhe luftës, është porositur në hutben e sotme gjatë namazit të xhumasë, në Xhaminë Al-Aksa në Kuds, pas vendimit...

Mbi 600 mijë euro gjoba për partitë politike që s’respektuan kodin zgjedhor

Mbi 600 mijë euro ishte shuma totale e gjobave që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi për subjektet politike që nuk e respektuan...

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...