TEKNOLOGJI

Apple i shpall luftë Netflix, sjell në treg TV Plus

Spread the love

Më në fund, Apple e ka shpallur hapur betejën ndaj Netflix, me shërbimin e ri për shfaqjen e filmave TV+.

Ashtu siç edhe pritej, krijuesi i iPhone ka bërë të ditur se platforma transmetuese quhet Apple TV+, ndërsa fliste para të pranishmëve në teatrin Steve Jobs që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Së bashku me këtë platformë, është bërë e ditur edhe ri dizajnimi i aplikacionit për televizionin e Apple, si dhe Apple Channels për seksionin e iOS. Ky aplikacion televiziv, do të lansohet gjatë muajit maj, teksa do të vije bashk me Mac të ri.

Materialet që do të transmetohen në Apple TV+, pritet të jenë të realizuara prej emrave më të njohur që kanë luajtur në filma të suksesshëm, si dhe emisione të dëshmuara për audiencë tepër të lartë.

Çfarëdo që do të doni të shihni, është në opsionin ‘Up Next’ ndërsa shiriti ‘For You’ iu rekomandon gjërat që mund t’ju pëlqejnë, transmeton neësbomb.

Së bashku me Apple TV+ është bërë e ditur edhe një platformë, që është e dedikuar për lojëra të ndryshme.

Related posts

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook din për ju

dritatv

Facebook e pranon, 30 milion llogari u hakuan!

dritatv

Teknologji, Microsoft nismë për mbrojtjen e mjedisit

dritatv

Leave a Comment