Apostolova takon deputetët e PSD-së, dialogu temë diskutimi

Dialogu, Ligji për Pagat e sundimi i ligjit, janë vetëm disa nga temat të cilat deputetët e Partisë Socialdemokrate i kanë diskutuar me përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Deputeti Dardan Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë detaje lidhur me takimin, pjesë e së cilit ishin edhe Visar Ymeri e Shqipe Pantina.

Sipas Sejdiut, me përfaqësuesen e BE-së diskutuan për ndihën në arsim, administratë dhe energji.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Sejdiut:

Me Shqipen e Visarin, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, takuam Ambasadoren Apostolova dhe përfaqësuesit e zyres së BE-së në Kosovë.

Përveç asistencës së BE-së në Kosovë e cila këtë vit do të përqendrohet në arsim, reformë të administratës, energji (përfshirë edhe ndihmë nga BE në zgjerimin e rrjetit të Termokos), sundim të ligjit, e zhvillim lokal, diskutuam edhe për Ligjin për pagat e dialogun me Serbinë.

Ndërhyrjet e PSD-së në përshpejtimin e amandamentimit e votimit te Ligjit për pagat dhe insistimi jonë për ulje të koeficientëve të lartë për krerët institucional e përfaqësuesit politik, ka bërë që të reduktohet hendeku i madh mes pagave në sektorin publik, si dhe në rritjen e pagave pë arsim e shëndetësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi