Apostolova politikanëve: Mos jepni data për liberalizim vizash

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova edhe një herë ka kërkuar nga politikanët kosovarë që të mos japin data për liberalizimin e vizave.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lutur edhe njëherë secilin në Kosovë që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës.

Apostolova tha se ky është në proces në bërje dhe se sipas saj tash i mbetet shteteve në mënyrë individuale të vendosen për lëvizjen pa viza.

Këto komente ajo i bëri në takimin që bashkë me kryekuvendarin Kadri Veseli zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi