KOSOVA

Apostolova: Mendohuni dy herë para se të shkoni në zgjedhje

Spread the love

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, ka tërhequr vërejtjen se nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme do të ketë ngecje në progresin e saj të reformave. 

Ajo në një konferencë për media sot në Prishtinë ka folur edhe rreth arrestimit të të ashtuquajturit shef të Zyrës për Kosovë Marko Gjuriç në veri, për shkak të hyrjes pa leje në Kosovë.

“Incidenti me Marko Gjuriçin ishte shumë i pafat që ka ndodhur tri ditë pas dialogut. BE-ja ka reaguar menjëherë dhe kemi reaguar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe kemi shprehur dëshirën për të gjitha këto të diskutohen me anë të dialogut”, është shprehur Apostolova.

Ndërsa e pyetur nga mediat rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme në Kosovë, Apostolova ka përkujtuar partitë politike që të mendojnë dy herë para se të marrin një vendim të tillë, pasi kjo do të ndikojë në progresin e reformave.

“Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që do të ketë ngecje në progres. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtet dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës dhe në reforma”, ka thënë Apostolova./Kosova Post/

Related posts

Hoxhaj: Ideja për ndryshim të kufijve hap Kutinë e Pandorës

dritatv

Mustafa Bajrami: Mos u besoni njerëzve vetëm pse thonë se janë besimtarë në Zotin, e as mos i nënvlerësoni të tjerët për shkak të bindjeve të tyre fetare!

dritatv

Britanikët përjashtohen nga “Trepça”

dritatv

Leave a Comment