Apeli i IKSHPK-së: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi ende ne mesin tonë

  • “Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Nga 21 raste të reja, 19 prej tyre ishin në Prizren e dy në Suharekë! Në total, 1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda”, vijon IKSHPK.

IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Haradinaj flet për INTERPOL-in, tregon se kur Kosova do të anëtarësohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka treguar saktë se kur Kosova do të mund të jetë pjesë e INTERPOL-it, por ka thënë se...

Ngrica në një autostradë të Missourit, shkaktoi përplasjen e 47 veturave

Si pasojë e ngricave, në një autostradë në Missouri të Shteteve të Bashkuara, është shkaktuar përplasja e vrazhdë e 47 veturave. Raportet policore flasin për...

Ligji për Lojërat e Fatit, Iljazaj: Vendim i nxituar e radikal

Java që po lëmë pas ka pasur një sërë zhvillimesh politike në vend, e për të bërë një sintezë të ngjarjeve të fundit i...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...