ZVICER

Anulohen fluturimet në aeroportin e Gjenevës

Spread the love

 

 

Për shkak të reshjeve të dëborës, sot aeroporti i Gjenevës ka njoftuar se për momentin janë anuluar të gjitha fluturimet, shkruajnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.

“Për shkak të kushteve meteorologjike, aeroporti i Gjenevës është mbyllur për trafikun ajror deri në një urdhër të ri”, thuhet në njoftimin e aeroportit në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, pasagjerët këshillohen që të mos shkojnë në aeroport për momentin dhe të verifikojnë me kompanitë e tyre ajrore oraret e fluturimeve.

Disa centimetra dëborë ka rënë në rajonin e aeroportit të Gjenevës, përfshirë nga erërat e ftohta mëngjesin e sotëm.

Ashtu si disa vende të Evropës, edhe në Zvicër temperaturat kanë rënë ndjeshëm, derisa pritet të ngriten gjatë ditëve në vazhdim.

Related posts

Kurdët, marshim nga Lozana në Gjenevë, kundër dhunës në Afrini

dritatv

Thurgau: Niveli B2 i gjermanishtes, kusht për pasaportën zvicerane

dritatv

10 qytetet më të mira për të jetuar, Cyrihu në vendin e dytë

dritatv

Leave a Comment