Anulimi i koncesionit Milot-Balldren, Spaho: Të anulohet edhe ai i rrugës Orikum Dukat

I ftuar në emisionin Provokacja mbrëmjen e së premtes, zv/kryeministri Erjon Braçe deklaroi se qeveria kishte anuluar koncesionin e rrugës Milot Balldren. Pas kësaj deklarate, reagoi ish deputeti i PD-së Edmond Spaho, i cili rikujtoi faktin se një gjë e tillë do të ndodhte donte apo nuk donte qeveria Rama. Në një tjetër deklaratë, Spaho shkruan se qeveria e Rilindjes duhet të anuloi edhe koncesionin tjetër, atë të rrugës Orikum –Dukat me vlerë 80 mln euro për 14 km. Dhe kjo gjë duhet të bëhet për të dëmtuarit e tërmetit.

Deklarata e plotë

Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mjeshtri i fustanellave në Dukat të Vlorës. 35 vite punë me kostumet popullore

Kostumet popullore në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs për turizmin. Në fshatin Dukat të Vlorës prej...

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, si e sheh FMN-ja

Duke përfituar nga ambient i ulët interesash, forcim të monedhave kombëtare, hyrje në ciklin rritës të ekonomisë dhe politikave shtrënguese fiskale, vendet e Rajonit...

Sipas studimeve këto janë frutat më të mira për zemrën

  Cili frut është më i mirë për zemrën? Mollët Mollët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, kuercitinës, pektinës, dhe fitosteroleve. Studimet klinike janë të...

Së fundi

Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë...

Gjendet trupi i pajetë i një 48-vjeçare në lumin e Vjosës

Shtetasja me inicialet L.M është gjetur e vdekur buzë lumit Vjosë pranë Memaliajt këtë mëngjes. 48 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh...

Lajmet dt: 07/ 08/ 2020

https://youtu.be/aZZtwsDU6Co Ngjarja horror e ndodhur në Buçimas të Pogradecit ka tronditur mbarë opinionin publik.Ndërsa sot në banesën e Firdes Çekiçit janë hapur dyert e mortit...