Ankth te Man. City, rrezikon t’i bllokohet merkatoja

Manchester City është në ankth. Skuadra angleze rrezikon të ndëshkohet nga FIFA me bllokim të 2 sesioneve të merkatos së saj, lajm që u publikua nga e përditshmja britanike “The Telegraph”. Sipas kësaj të përditshme shkaku për dënimin e mundshëm të kampionëve të saposhpallur të Anglisë është nënshkrimi me Benjamin Garrè në vitin 2016.

Argjentinasi benjamin Garrè luan si sulmues i majtë dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Velez, por një ditë përpara se ai të festonte 16 vjetorin e tij, firmosi me Manchester City, diçka që del kundër normave të FIFA që thekson se është e ndaluar të nënshkruhen kontrata me lojtarë që janë nën moshën 16 vjeç. Velez e denoncoi skuadrën angleze duke theksuar se anëtarë të kësaj skuadre hynë në kontakte me të përpara se ai të mbushte 16 vjeç. Por jo vetëm kaq, Manchester City u përpoq që të ,mbrohej duke thënë se ata mund të kontaktonin me atë lojtar edhe pse nuk e kishte mbushur moshën pasi ishte me pasaportë italiane, por ky rregull vlen vetëm për klubet evropiane.

Kjo çështje do të diskutohet gjatë kësaj javë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku do të merret edhe vendimi. Duke parë atë çfarë ka ndodhur edhe në të kaluarën me Barcelonën, Realin dhe Atletiko Madrid për raste të ngjashme, Manchester City me shumë gjasa përveçse do të ndalohet të bëjnë blerje në 2 sesione te merkatos, do të duhet të paguajë edhe një gjobë. Gjithsesi Manchester Citu do të ketë mundësinë të apelojë vendimin nëse do të ndëshkohet në mënyrë që të kenë mundësi të bëjnë blerje gjatë verës. Ndërkaq, gara vazhdon të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester Cityt dhe në këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje me 6 gola të shënuar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi