Ankara, përkujtohen njerëzit që kanë humbur jetën në masakrën Hoxhali

Në kryeqytetin Ankara u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Masakrës Hoxhali (AA).

Programi i organizuar në parkun “Azerbaycan” në rajonin Keçiören të Ankarasë nga Ambasada e Azerbajxhanit dhe bashkia Keçiören, filloi me intonimin e himneve kombëtare të të dy vendeve, duke vijuar më pas me qëndrimin e nderit për dëshmorët e rënë dhe leximin e pjesëve nga Kur-ani.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë zv.ministri i jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, ambasadori i Azerbajxhanit në Ankara, Khazar Ibrahim, deputetë, kryetarë bashkie dhe politikanë të tjerë.

Në një fjalim të mbajtur në program zv. ministri Kıran vuri në dukje se si Republikë e Turqisë por edhe si ministri e jashtme mbartin gjithmonë një përgjegjësi për të përfaqësuar në çdo anë të botës dhimbjen e vëllezërve të Azerbajxhanit.

Kıran transmetoi përshëndetjet dhe mesazhin e ngushëllimit të ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, duke u shprehur “I ndjeri Heydar Aliyev ndjenjat tona të përbashkëta i kishte formuluar si ‘një popull dy shtete‘. Gjithmonë e kemi thënë, që tashmë ky nivel i marrëdhënies nuk mund ta shprehë këtë ndjenjë të unitetit vetëm një popull dy shtete. Në atë kohë kjo ishte shumë kuptimplotë, por tani marrëdhëniet tona dhe solidariteti ynë ka arritur në një pikë ku ne jemi një shtet që di të jetë një shtet kur nevojitet në të gjitha platformat ndërkombëtare. Në çështjen e kërkesës së llogarisë për dhimbjen tonë dhe në përfaqësimin e kauzës tonë të përbashkët, Turqia dhe Azerbajxhani do të vazhdojë gjithmonë të përfaqësohen si një shtet i vetëm në çdo platformë të botës”.

Duhet të kërkohet llogari për dhimbjen e përjetuar në Hoxhali dhe duhet që Azerbajxhanit t‘i rikthehen territoret e okupuara, theksoi Kıran duke shtuar se do të vazhdojnë ta ndjekin këtë në të gjitha platformat ndërkombëtare.

Kıran, tha se nuk do ta harrojnë Hoxhali dhe se me monumentet e ngritura në çdo pjesë të Turqisë do të vazhdojnë ta përkujtojnë gjithmonë Hoxhali.

Ndërsa ambasadori Khazar Ibrahim deklaroi se prej 28 vitesh jetojnë me dhimbjen dhe pikëllimin e Hoxhali dhe se gjithmonë e kanë shikuar pranë tyre Turqinë e cila përjetëson kujtimin e dëshmorëve.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se takimi në Baku i presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit Ilham Aliyev i ka treguar të gjithë botës miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, Ibrahim, tha se në shumë vende të Turqisë ndodhen memoriale për Hoxhali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi