Ancelotti projektohet si trajneri i Arsenal

Arsene Wenger është trajneri me më shumë pankina në Premier League, por që nga viti 2004 nuk fiton asnjë titull në Angli, ndaj dhe largimi i tij nga drejtimi duket se nuk është më një hipotezë.

Mediat britanike flasin për kohësh për një largim të francezit në fund të këtij sezoni, por së fundi është projektuar edhe emri i zëvendësuesit të tij. Identikiti i trajnerit të ardhshëm të ‘Gunners’ është ai i italianit Carlo Ancelotti, që në vjeshtën e fundit bëri divorcin me Bayern Munchen.

Trajneri 58 vjeçar, që numëron 20 tituj të fituar në 5 kampionate ku ai ka drejtuar shihet si zgjedhja ideale për skuadrën londineze që kërkon një trofe. Mediat kanë zbuluar edhe vlerën e kësaj marrëveshje, që përfshin rreth 40 milionë euro në 4 vitet e ardhshme, së bashku edhe bonuset./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi