Ancelotti mbyll çështjen “Hysaj”: Qëndron te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka vendosur të dalë publikisht e të flasë hapur në lidhje me çështjen Hysaj, e cila ditë pas dite po e nxirrte mbrojtësin kuqezi jashtë skuadrës napolitane.

Në mbyllje të ndeshjes ndaj Sassuolos, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të finaleve të Kupës së Italisë, ai është pyetur rreth çështjes Hysaj.

“Kemi pasur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj, në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”, tha trajneri Ancelotti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi