ANALISTËT TALLAVA, UE- JA DHE JAKËBARDHËT SERVIL

Nga: Bashkim Aliu

Në kohën e nëpërkëmbjes së vlerave dhe promovimit të antivlerave në shkallë globale dhe masive, e që ironia të jetë edhe më e madhe, në kohën e shitjes së antivlerave si vlera, nuk është aspak habi që të ballafaqohesh me shthurrje, kaos, anarki, deformime dhe forma tjera të denigrimit, gati thuajse në të gjitha fushat.

Kështu, në këtë kohë, në masë të gjërë është e përhapur muzika. Mirëpo, kur përmendet muzika, nuk është fjala për atë që njihet si art, por, fjala është për biznes i cili ka shkelur mbi të gjitha parimet e asaj që quhet art muzikor, dhe që sipas njohësve të fushës përkatëse, nuk ka të bëjë kurgjë me artin muzikor, por thjeshtë, është një perfomancë surrogat në botën e muzikës. Për çudi, edhe përskaj asaj se ajo që ka zënë vend të pa konkurrencë ndër masat e gjëra të cilat e dëgjojnë muzikën, nuk ka asgjë të përbashkët me artin muzikor, është forma më e preferuar e zbavitjes nëpër evenimente të ndryshme. Bile, aq tepër ka marrë hov, sa që muzika e vërtetë, sipas standardeve dhe njohësve të artit muzikor, duket krejt pa lidhje.

Thënë ndryshe, muzika pa vlera në botën e artit të muzikës-muzika tallava, e ka dominuar atë që sipas artit të muzikës konsiderohet art, gjegjësisht muzikën me nota dhe me art. Për atë, sot në mesin e njerëzve dëgjon të thonë se “kjo han bukë”, gjegjësisht nuk ka rëndësi a është art apo jo, por kjo përfiton publik dhe dëgjohet shumë më tepër se simfonia e Betovenit dhe Mozartit.

E nisa me këtë hyrje, me qëllim që të jetë një uvertyrë për ta kuptuar më mirë fenomenin “tallava” edhe në disa segmente tjera. Në këtë kontekst, fenomeni “tallava” me të madhe është prezent edhe në mediume, gjegjësisht në emisione debative, ku një numër pjesmarrësish në këto emisione debative, janë thjeshtë muhabetçinj, por prezantohen nga udhëheqësit e emisioneve si “analistë”.

Normalisht, nuk është natyra ime që të ofendoj dikë, dhe ky cilësim nuk i përfshinë analistët e vërtetë, por me këtë i kam për target ata të cilët shprehen dhe bëjnë muhabet, por assesi të bëjnë analiza të mirëfillta të cilat meritojnë të dëgjohen dhe të përdoren gjatë vlerësimeve dhe hulumtimeve të dukurive të ndryshme. Pra, edhe në këtë drejtim, ballafaqohemi me fenomenin e analistëve tallava, të cilët nuk i peshojnë fjalët dhe as që i vlerësojnë gjërat, dhe aq më pak i analizojnë pasojat e muhabeteve të veta të cilat i shiten opinionit si analiza.

Çka mund të thuhet për muhabetin e një avokati kosovar, i cili fajin e mosliberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe të mos pranimit të Kosovës në UE, ia mvesh përkatësisë fetare të popullatës shumicë të Kosovës, gjegjësisht muslimanëve. Sipas këtij tallava analisti, Kosova nuk pranoheshka në UE dhe nuk liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, në mes tjerash, edhe për atë se janë muslimanë. Muhabetet e këtilla paushalle, dashakeqe, ofenduese, shpifëse dhe islamofobe, flasin për diapazonin e ngushtë dhe shpirtin e zymtë intelektual dhe human të muhabetçiut përkatës.

Analisti tallava, duke mos i matur fjalët dhe duke mos mbajtur përgjegjësi për pasojat e fjalëve, merr guximin ta akuzon UE-në se është një organizatë islamofobe, raciste, diskriminuese, ngase nuk ka si të kuptohet ndryshe kjo deklaratë, përpos se në këtë mënyrë. Ky me pakujdesinë, e ndoshta edhe me islamofobinë e tij, e kthen Euopën nga vlerat iluministe dhe periudha pas revolucionit francez, në kohën e mesjetës dhe Europën e “Natës së Bartollomeut”, kur urrejtja sektare fetare ka qenë në kulm.

Muhabetet e këtilla të papërgjegjshme, nuk mund të cilësohen analiza, gjegjësisht, në mënyrë simbolike mund të quhen analiza tallava. Këtij muhabetçiju dhe tjerëve të sojit të tij, duhet thënë qartë, edhe pse mendoj se e dinë, se Kosova nuk është kritikuar nga raportet e KE-së për shkak përkatësisë fetare të qytetarëve të saj, por për shkak mos përmbushjes së kritereve të traktateve të UE-së, si dhe kapjes së shtetit nga politikanët dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor, si dhe për shkak të kancerit të çdo shoqërie-korrupsionit, i cili në rastin e Kosovës ka kaluar në metastazë.

Kjo është ajo që e kumtojnë zyrtarët e Brukselit dhe që është qëndrimi zyrtar i institucioneve të UE-së. Ndërkaq, nëse është ashtu si thotë ky analisti tallava, atëherë, çdo herë sipas muhabeteve të tij, paskemi të bëjmë me organizatë hipokrite, raciste dhe islamofobe, e cila i urren muslimanët. UE-në nuk e njohim si të tillë, ndërkaq muhabetet e analistëve tallava, duhet cilësuar si të zymta dhe shqetësuese. Por, për fat të keq, ndodh që muahbetet e këtilla të kenë jehonë shumë më të madhe se analizat e thella dhe të mbështetura të analistëve të mirëfilltë.

Fenomeni i veprimeve tallava nuk ndalet vetëm në këtë fushë, por shtrihet në masë të gjërë edhe në politikë, Me fjalë të tjera, nuk mund të cilësohen ndryshe muhabetet e disa personave të veshur me këmisha të bardha e me kravata, si dhe me “këpuca shpic”, e që sikur mos të kishte qenë lufta ndoshta nuk do ta kishin këtë imixh dhe as që do të furnizoheshin me diploma universitare, e disa prej tyre besa edhe me tituj shkencor, se nuk e dinkan pse janë muslimanë dhe se paskan patur mbiemra tjerë në të kaluarën, që në fund, i nxjerr në një emërues të përbashkët fetar me popujt tjerë të Ballkanit, me thekst të veçantë me sllavët e jugut.

Kjo nuk është pjekuri politike, por thjeshtë një mënyrë servile e të bërit politikë, që përmes deklaratve të këtilla, e jo punës konform rregullave dhe kritereve që kanë vënë organizatat ku synojnë të integrohen, të fitojnë simpati të qarqeve të caktuara.

Këto janë politikë tallava, që edhe nëse nuk ka vlera politike, të mendosh se ka pranim dhe dëgjohet në shkallë të gjërë, njejtë si muzika tallava. Në këtë vijë është edhe vënia e fotografisë me nji personalitet fetar krishter si papa në zyrën e presidentit të republikës së Kosovës, e cila sipas kushtetutës është shtet sekular, dhe për më tepër, shteti ku vepron ai, pra Vatikani, nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Apo, pjesëmarrja në festimin e pavarësisë së një entiteti i cili as që e ka njohur Kosovën dhe as që i ka respektuar rezolutat e OKB-së karshi popullit palestinez. Kjo dhe lere më të mos flasim për dënimet që i janë bërë këtij entiteti politik në shkallë globale për shkeljen e të drejtave të njeriut, ushtrim dhune dhe vrasje të pa justifikueshme, bile edhe masakra mbi popullin i cili e kërkon hakun e vet, njejtë si Kosova që e kërkonte hakun e vet në luftën e 98-99.

Ngelemi me shpresë që Tallavistani t’i deportojë nga toka e tij muhabetçinjtë dhe jakbardhët shqipfolës, që të zbresin në botën reale.

/Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi